Njësitë parapolitike të PDK-së, presion në Drenas

Politika

Njësitë parapolitike të PDK-së, presion në Drenas

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 23 nëntor 2016 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

“Pavarësisht se njësitet parapolitike të PKD-së, janë duke u bërë presion qytetarëve në Drenas, besoj se ata nuk do të bien viktimë e presionit dhe shantazheve”, ka theksuar Berisha. 

Zgjedhjet e reja për kryetar të Komunës së Drenasit, përpos të tjerash pritet të tregojnë se si qëndron Partia Demokratike e Kosovës në bastionet e saj. Deputetët dhe analistët politikë shprehen, se miti i bastioneve mund të bie nëse zgjedhjet kësaj radhe nuk i fiton i ashtuquajturi «krahu i luftës», i cili përtej Drenasit si ashtu nuk perceptohet më i tillë. 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Faton Topalli, ka thënë se gjendja në Kosovë, për shumicën e mbështetësve të PDK-së , është e pakënaqshme, duke theksuar se pikërisht këto zgjedhje do të tregojnë se si po qëndron PDK-ja në bastionet e saj. 

“Mungesa e zhvillimit ekonomik që si pasojë ka papunësinë e lartë dhe varfërinë, qasja shkatërruese e qeverisë për qytetarët në raport me shëndetin dhe arsimin reflekton me pakënaqësi të mëdha të cilat do të duhej si kudo në Kosovë të kenë ndikimin e vet edhe në Drenas”, ka thënë Topalli për “Bota sot”.

Sipas tij, nëse kemi vetëdijësim të qytetarëve, që siç ka thënë ai, është kushti themelor për të ndryshuar situatën në të cilën jemi, atëherë bastionet do të duhej të binin.

“Besoj që tek qytetarët, edhe pse shumë ngadalë, po krijohet vetëdija që nuk ka rëndësi si quhet partia që votoj, por çfarë i sjellë ajo drejtëpërsëdrejti vendit dhe secilit qytetar në veçanti”, ka theksuar Topalli.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat