Kryeprokurori i shtetit i kërcënuar nga mafia?

Politika

Kryeprokurori i shtetit i kërcënuar nga mafia?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 23 nëntor 2016 Në ora: 15:56
Aleksandër Lumezi

Kosova, pa frikë mund të quhet vend i paradokseve. Në një vend ku institucionet e drejtësisë, shndërrohen në institucione të padrejtësisë, dhe ku njerëzit që i udhëheqin këto institucione, kërcënohen dhe shantazhohen në mënyra të ndryshme, atëherë themelet e shtetit janë në pikëpyetje. 

Grabitja në shtëpinë e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, s’ është gjë tjetër, veçse një paralajmërim për të treguar  se kush guxon të vërë drejtësi, do të japë llogari. Thënë ndryshe, numri një i organit të akuzës, është kërcënuar hapur,  me familje, sipas stilit mafioz. Historia mafioze e viteve 80 në Itali po gjen  hapësirë  mjaftueshëm në Kosovë. 

Varfëria po rritet, pasuria  e paligjshme po përqëndrohet në  duar të caktuara, korrupsioni dhe krimi i organizuar po lulëzojnë, zyrtarët e inkriminuar po i bëjnë karshillëk drejtësisë, prokurorët dhe gjyqtarët, kërcënohen e shantazhohen.  Janë të gjithë këto faktorë, që  favorizojnë atë,  çfarë në gjuhën e përditshme quhet mafie.

E kjo e fundit, kur i preken interesat, nuk do t ‘ia dijë nëse je  prokuror apo kryeprokuror, gjyqtarë apo kryetarë gjykate, gazetarë, biznesmenë, apo dhe qytetarë i thjeshtë. Një gjë e tillë dyshohet se ka ndodhur edhe në rastin e Kryeprokurorit Lumezi.

Pyetja shtrohet se cilin rrjet të inkriminuarish ka prekur në kallo, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi?

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat