Kadri Veseli “rrëzoi” Hashim Thaçin nga pozicioni i liderit

Politika

Kadri Veseli “rrëzoi” Hashim Thaçin nga pozicioni i liderit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 8 janar 2017 Në ora: 17:13
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

“Mendoj se edhe Kosova është dashur ta këtë një Gjykatë, që ti gjykojë ata të cilët i kanë tejkaluar kompetencat e veta.  Por sigurisht se ne pak edhe i kemi keqpërdor këto institucione, sepse duke qene tolerantë ndaj individëve të caktuar ka ardhur edhe deri tek formimi i kësaj Gjykate, që për mendimin tim është e padrejtë”, ka thënë deputeti Zogaj, ndërsa ka komentuar formimin e Gjykatës Speciale. 

Sipas të njëjtit, viti 2016, ka qenë një vit apo një kohë, që më së paku është punuar dhe më së shumti është bllokuar, si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Pasi, opozita nuk ka qenë konstruktivë, kurse pozita nuk ka qenë tolerante. “Kështu duke llogaritur nga Kuvendi që kanë mbetur shumë ligje pa u aprovuar dhe Qeveria nuk ka çuar aq shumë ligje sa është dashur për të mirën e Kosovës që të ecë përpara”, ka thënë më tej ai. Ndër  të tjera ai ka folur edhe për dallimin mes Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe se cili prej tyre është lider.

Bota Sot: Do të ndiqen vetëm ish-luftëtarët shqiptarë e asnjë serb. Pse po na e bënë këtë bota dhe Evropa në veçanti?

Bislim Zogaj: Sa i përket kësaj pyetje, çdo kush mundohet ta lë fajtor tjetër kënd e asnjëherë nuk niset nga vetja. Mendoj se në këtë drejtim fajtor jemi edhe ne si Institucion i Kosovës. E them këtë sepse kujtojë se  nuk kemi qenë aq vigjilent sa duhej, por tash është problem që të fajësohet individi, apo të fajësohet kjo qeveri apo mandati tjetër i asaj qeverie. Megjithatë mendoj se edhe Kosova është dashur ta këtë një Gjykatë, që ti gjykojë ata të cilët i kanë tejkaluar kompetencat e veta.

Por sigurisht se ne pak edhe i kemi keqpërdor këto institucione, sepse duke qene tolerantë ndaj individëve të caktuar ka ardhur edhe deri tek formimi i kësaj Gjykate, që për mendimin tim është e padrejtë. Por thash që një pjesë të barrës apo të fajit e marrim edhe ne, që e kemi sjell punën deri në atë nivel, sa të formohet një gjykatë që do të na gjykojë ne. Kurse sa i përket asaj, se pse nuk do të ketë gjykim edhe ndaj serbeve definitivisht edhe për mua është e pakuptime, dhe e pa sinqertë ndaj faktorit ndërkombëtar, që ka bërë një selektim të tillë. Dhe nëse ka pasur veç pak elemente për ta formuar këtë gjykatë, për të gjykuar individë apo luftëtarë të UÇK-së,  ishte dashur që të ketë të drejtë të gjykojë edhe palën serbe, pasi dihet që në Kosovë pala serbe ka qenë agresori dhe pala serbe ka bërë krime e jo shqiptarët. Por si shumë padrejtësi që janë bërë pas çlirimit, edhe kjo është një padrejtësi e llojit të vet.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat