“Mitrovica, ka shpëtuar nga haraçi i PDK-së”

Politika

“Mitrovica, ka shpëtuar nga haraçi i PDK-së”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 8 janar 2017 Në ora: 17:16
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë një interviste për gazetën “Bota sot”, ka theksuar se,  ndërtimi i murit ka shkaktuar pakënaqësi dhe është bërë me qëllim të provokimit dhe destabilizimit të gjendjes. Më tej ai është ndalur tek fakti se cili ka më shumë merita për revitalizimin e urës, ai apo Edita Tahirit.

Gjatë intervistës ai ka folur dhe për hetimet e zhvilluara ndaj tij, të cilat i ka quajtur të pabaza. Një përgjigje i ka kthyer edhe PDK –së, e cila herë pas here e ka akuzuar për nepotizëm e mospunë.

“Bota sot”: Si po ecin punimet për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër?

Agim Bahtiri: Ndonëse realizimi i projektit për rivitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, sipas Marrëveshjes së Brukselit, nuk është përgjegjësi e komunës, unë jam shumë i interesuar që ky projekt të përfundoj brenda afatit të paraparë, sepse është në interesin e komunës dhe qytetarëve të Mitrovicës. Punët në realizimin e këtij projekti i kam përcjell vazhdimisht dhe kam biseduar edhe me përfaqësuesit e kompanisë përfituese për realizimin e projektit dhe mund të them se punët po ecin mirë. Në cepin jugor të urës punët pothuaj se kanë përfunduar. Edhe punët mbi urë janë afër përfundimit. Është duke u punuar në rrethrrotullimin në cepin verior të urës dhe nëse mbretëron kohë e mirë shpresoj  se punë kryesi do të përfundoj punimet deri në afatin e paraparë me kontratë që është 20 Janari 2017.

“Bota sot”: A mendoni se ka pasur vonesa në këtë proces?

Agim Bahtiri: Nga ajo që unë kam parë dhe kam vërejtur, por edhe bazuar në bisedat me mbikëqyrësin e punëve, deri tash nuk ka pas vonesa në realizimin e këtij projekti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat