Asociacioni bosnjëzon Kosovën

Politika

Asociacioni bosnjëzon Kosovën

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 22 janar 2017 Në ora: 17:20
Ilustrim

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, me kërkesën e ish-presidentes Atifete Jahjaga, kishte konstatuar se kjo marrëveshje nuk është tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës, pala serbe këmbëngul në formimin e saj. 

Megjithatë, Gjykata ka dhënë aprovimin për të vazhduar me themelimin e Asocacionit dhe kjo krejt i është lënë në dorë Qeverisë së Kosovës.  Por, Qeveria e Kosovës nuk e ka në agjendën e saj të afërt përpjekjen për të themeluar këtë Asociacion.

Formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, është një nga marrëveshjet e arritura në gusht të vitit 2015 në mes të institucioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. 

Megjithëse, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, me kërkesën e ish-presidentes Atifete Jahjaga, kishte konstatuar se kjo marrëveshje nuk është tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës, pala serbe këmbëngul në formimin e saj.  Megjithatë, Gjykata ka dhënë aprovimin për të vazhduar me themelimin e Asocacionit dhe kjo krejt i është lënë në dorë Qeverisë së Kosovës. 

Por, Qeveria e Kosovës nuk e ka në agjendën e saj të afërt përpjekjen për të themeluar këtë Asociacion. Këtë për gazetën “Bota sot” e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë Faton Abdullahu, i cili ka theksuar se në shtyerjen e kësaj çështje ka kontribuar Lista Serbe, me largimin e saj nga Kuvendi i Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat