Haradinaj për AFP: Dialogu me Serbinë vetëm me këtë kusht

Politika

Haradinaj për AFP: Dialogu me Serbinë vetëm me këtë kusht

Më: 26 janar 2017 Në ora: 13:53
Ramush Haradinaj duke dal nga Gjykata franceze

Në një intervistë për AFP-në, Ramush Haradinaj i cili po qëndron në Strasburg, ka thënë se dialogu me Serbinë mund të vazhdojë vetëm nëse kjo e fundit e njeh pavarësinë e Kosovës

Kreu i AAK-së i arrestuar dhe i mbajtur në Francë që gati 1 muaj, ka thënë për agjencinë franceze se Prishtina po tregon inferioritet dhe servilizëm në Beograd.

Ai ka shtuar se duhet të kundërshtohet vazhdimi i dialogut në mes të dy palëve, derisa Serbia ta njeh Kosovën.

Në një intervistë për AFP-në Haradinaj ka thënë se është për të ardhur keq se “Prishtinë mban pozitën inferiore dhe të përulur në Beograd”, dhe shtoi se Kosova ka mungesë të njerëzve që janë të gatshëm të përballen.

Haradinaj ka thënë se ai e kundërshton vazhdimin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Nuk kemi pse të shtrojmë tryezë me ta derisa nuk na njohin, ka thënë Ramush Haradinaj.

Ai gjithashtu përmendi edhe arrestimin e tij më 4 janar në Francë, duke thënë se akuza e Serbisë është e padrejtë dhe abuzim i të drejtave të njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat