Drenori i thotë Lladrovcit: A “guxon” ta shkarkosh Drejtorin e Arsimit në Drenas?

Politika

Drenori i thotë Lladrovcit: A “guxon” ta shkarkosh Drejtorin e Arsimit në Drenas?

Më: 26 janar 2017 Në ora: 22:29
Drenori

Ish kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, njëhërsh edhe asamblist në KK të Drenasit po insiston që arsimi në komunën e Drenasit është i falsifikuar dhe i korruptuar.

Ky është statusi i plotë i Drenorit postuar në profilin e tij në facebook:

Kryetar, “a guxon” me marrë vendim për shkarkim të Drejtorin e DKA-së në Drenas?

Dhe, pas shkarkimit merre të lutem një “bager” për t’a pastruar arsimin në Drenas nga fallcifikimi dhe korrupsioni.

Dëshmi të jap sa të duash !

Nesër, e premte kemi mbledhje e rregullt të kuvendit komunal dhe të presim se çfarë po na thotë drejtori i DKA-së për këtë skandal.

Edhe pse lajmi tashmë e paska marrë dhenë…

Secili nga zyrtarët që paguhen nga taksapagues / qytetarë tanë, do të jap llogari herët a vonë për të këqijat që i ka shkaktuar vendit tonë. (Për këtë po punoj dhe shpresoj fort!).

Për më shumë rreth këtij rasti, sonte në “Jeta në Kosovë” nga ora 20.15 në RTK.

Jam shumë kurreshtar të shoh veprimet e kryetarit Lladrovci pas këtij emisioni.

PS.: Kundër keqpërdorimeve në DKA në Drenas, tashmë kam deponuar një kallzim penal dhe disa denoncime tek organet ndjekëse.

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat