Pacolli ndjehet entuziast: Ju kam thënë për Trumpin, por nuk mbaron këtu…

Politika

Pacolli ndjehet entuziast: Ju kam thënë për Trumpin, por nuk mbaron këtu…

Nga: I.J. Më: 28 janar 2017 Në ora: 10:15
Behgjet Pacolli

Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, është shprehur i entuziazmuar nga raporti i shefit të Pentagonit për Kosovën.

Pacolli në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se edhe administrata e Trumpit do vazhdojë ta mbështesë Kosovën, por ai ka shtuar se nga takimet e tij ne Uashington, ka marrë sinjale se Presidenti Trump do të sjell efekte pozitive edhe në luftën kundër korrupsionit në Kosovë./BS

Ja postimi i plotë

Të dashur miq Ashtu siq edhe ju kam thënë, Kosova dhe qytetarët e saj duhet të ndihen jashtëzakonisht mir me presidentin Donald Trump. Siç mund ta shihni edhe në këtë raport të sekretarit të mbrojtjes së SHBA James Mattis drejtuar senatit, Kosova fuqishëm është në agjendën dhe planet e presidentit Trump. Madje në këtë raport mund ta shihni vendosmërinë e administratës së presidentit Trump për ta mbrojtur Kosovën Presidenti Trump do të sjell efekte pozitive edhe në luftën kundërr korrupsionit në Kosovë. Nga kontaktet që kam pasur në Uashington gjatë periudhës së inaugurimit të presidentit kam marrë sinjale që administrata Trump do të jetë shumë rigoroze me të korruptuarit në Kosovë. Po e ripërsëris edhe njëherë: Donald Trump do të jetë njëri ndër presidentët më të mirë të SHBA dhe do të sjellë shpresë për vendet tjera të botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat