A do t'ia pranojë Haga “betë” me 124 pleq Hashim Thaçit?

Politika

A do t'ia pranojë Haga “betë” me 124 pleq Hashim Thaçit?

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 30 janar 2017 Në ora: 17:10
Foto ilustrim nga "Bota sot", Hashim Thaçi

“Rastet e tilla kur një President betohet para Kushtetutës së Kosovës, por në anën tjetër betohet edhe para Biblës e Kuranit, por edhe bënë “be”  me 124 pleq, është një rast për t’u mbajtur në mend një kohë të gjatë, me që raste të tilla, jo vetëm që nuk kemi patur, por edhe janë të veçanta, me që as që kemi dëgjuar. Presidenti bëri “be” në Drenicë,  me 124 pleq , por sa do të ketë mundësi, dhe se a do t`a toleroj Gjykata Speciale të bëjë “be” në Hagë, me 124 gjyqtarë , mbetet të shihet”, ka përfunduar ai Ajet Avdyli.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ende nuk ka dhënë ndonjë sqarim lidhur me deklaratën e Imer Imerit, se Presidenti është i gatshëm të betohet me 124 pleq që nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij, veprimtarit të LDK-së Haki Imeri.  

“Ai më ka thanë që mund të bëjë “be” me 124 pleq me kanun, që s’kam hak e as hile”, ka treguar Imer Imeri, për të shtuar se është bindur se Presidenti i vendit nuk është përgjegjës për vrasjen e vëllait të tij”, u ka thënë Imeri ditë më parë medieve vendore.

Ndërkaq, zyra për informim e Presidencës së Kosovës nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetës a është e vërtetë se Presidenti Thaçi ka dhënë betimin apo ka premtuar se do të betohet në 124 pleq, se nuk ka gisht ne vrasjen e z. Haki Imeri dhe cili është versioni i Presidencës rreth kritikave se Presidenti po thirret në kanun dhe jo në ligj. 

E gjithë kjo situatë, sipas analistëve është krijuar për shkak të themelimit dhe funksionalizimit të Gjykatës Speciale, ku njëri prej të akuzuarve pritet të jetë edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi.  Por, mënyra se si Imer Imeri ka deklaruar, se Thaçi ka premtuar betimin në 124 pleq, po konsiderohet si mesjetare.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat