Veriu i Mitrovicës, i okupuar nga bandat kriminale çetnike serbe

Politika

Veriu i Mitrovicës, i okupuar nga bandat kriminale çetnike serbe

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 31 janar 2017 Në ora: 08:21
Muri i ndërtuar në Mitrovicë

“Nëse nuk e din ata në Prishtinë se cila pjesë është e okupuar në Kosovë për tu vërtetuar mund të vijnë në Mitrovicë, përkatësisht në  pjesën e okupuar dhe të shohin se kush quhet okupim dhe deri ku shtrihet autoriteti i Kosovës. Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë ata që interesohen për këtë pjesë të Kosovës. Në pjesën e okupuar të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës e kanë të shtrirë autoritetin vetëm bandat kriminele çetnike serbe, institucionet e Serbisë dhe kontrabandistet e të gjitha nacionaliteteve të Kosovës”, ka thënë Barani.

Presidenti Thaçi nga korriku i vitit 2011 sa ishte kryeministër vazhdimisht kishte deklaruar se Qeveria e Kosovës shtrin autoritetin e saj edhe në veri të Mitrovicës.

Mirëpo siç duket kohëve të fundit, ai po e demanton veten në lidhje me kontrollin e territorit nga ana e institucioneve të Kosovës, për vet faktin se ka pranuar që serbët në Mitrovicë po armatosen nga Rusia çdo ditë e më shumë.

Sipas njohësve të çështjeve politike, Thaçi në vazhdimësi ka gënjyer qytetarët e Kosovës andaj dhe duhet të ndëshkohet për veprime të tilla.

Veriu, bombë e kurdisur nga pala serbe

Analisti politik Ali Hertica ka deklaruar se i gjithë historiku i Mitrovicës dihet fare mirë se nga cili vit Kosova nuk ka pasur kurrfarë farë kontrolli institucional për ta menaxhuar atë pjesë e cila tani ka mbetur si një bombë e kurdisur, kur për çfarëdo synimi që ka pala serbe do ta aktivizon me një diçka që do ketë një nxitje qoftë brenda apo jashtë.

Ai ka vlerësuar se Kosova si shtet me të gjitha instancat e një shteti nuk ka  autoritet që të shtroj kurrfarë kontrolli në atë pjesë.

“Atë e din fare mirë Thaçi kur ishe kryeministër me rastin e policit të vrarë Zymberaj , ky është kontrolli por Qeveria e Kosovës  vetëm se sa i paguan strukturat serbe atje nga taksa e qytetarit ketë e ka Kosova dhe asgjë tjetër ne menagjim nuk e ka. Deri me tani çdo lider shqiptar është duke e demantuar vetveten për politik bërjen që janë duke bërë por çka është më e turpshmja kur dalin publikisht dhe gënjen pa kurrfarë turpi duke u buzëqesh me ironi kinse kanë korr fitore ku realiteti veç po shihet”, ka thënë Hertica.

Tendenca për dominim e Thaçit

Analisti politik Blerim Burjani ka thënë se Thaçi jo vetëm që ka bërë deklarime të natyrës optimiste por ai ka dëshirë gjithmonë të prij i pari me lajme që tenton të mund kundërshtaret politik.

“Ideja e tij e vazhdueshme është të dominojë me propozime dhe të jetë shkaktar i zgjidhjeve pasi të gjithë e din se aftësia dhe fuqia e institucioneve deri më tash ishte e vogël për të zgjidhë problemin e veriut. Ka shumë deklarata të këtij tipi për qëllime fushate nganjëherë, por Thaçi ka dëshirë mbi të gjithë partitë të dominojë me aktivitete që sjellin rezultat”, ka thënë Burjani.

Veriu i Mitrovicës i okupuar

Kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani ka vlerësuar se nga ura e famshme tashmë nuk vjen era Kosovë, pasi sipas tij, nga aty  e deri në kufi-Jarinjë pika nr. 1 janë mbi 52 kilometra që ishte dashur të jetë i shtrirë autoriteti i Kosovës.

“Fatkeqësisht nuk është kështu, në  pjesën e okupuar të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës sepse aty veprojnë të gjitha institucionet e Serbisë (Beogradit) dhe se në këtë pjesë të Kosovës absolutisht askush nuk e njeh pushtetin e as shtetin e Kosovës. E sa është kjo e vërtetët tregon edhe fakti se kohë më parë në rrugë u kthyen banditët kriminel serbe, ku ministrin e financave nuk e lejuan të shkoi as deri tek kufiri, pastaj kryeministrin nuk e lejuan të kalojë nëpër rrugën kryesore që shpie për në kufi”, ka thënë Barani.

Sipas tij, kryeministri kaloi nëpër rrugë dhijare (rrugë të dhive).

“Këto që po them janë të gjitha të vërteta dhe se mund të vërtetohen kur të dojë kush është i interesuar, e këtë po e quajnë shtrirje e autoritetit të Republikës së Kosovës. Nëse nuk e din ata në Prishtinë se cila pjesë është e okupuar në Kosovë për tu vërtetuar mund të vijnë në Mitrovicë, përkatësisht në  pjesën e okupuar dhe të shohin se kush quhet okupim dhe deri ku shtrihet autoriteti i Kosovës. Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë ata që interesohen për këtë pjesë të Kosovës. Në pjesën e okupuar të Mitrovicës, përkatësisht Kosovës e kanë të shtrirë autoritetin vetëm bandat kriminele çetnike serbe, institucionet e Serbisë dhe kontrabandistet e të gjitha nacionaliteteve të Kosovës”, ka thënë Barani.

Ai ka vlerësuar udhëheqësit e Kosovës mund ta provojnë të organizojnë ndonjë takim me qytetarë në pjesën e okupuar, jo në lagjet "Kroi i Vitakut" apo në Kuartin e lagjes së Boshnjakëve por në lagjen "Ibri",  lagje kjo e cila sipas tij, shtrihet në të dy anët e rrugës kryesore e cila shpie për në Zveçan.

“ Me duhet të ceki edhe rastin e murit në pjesën e okupuar të Mitrovicës, pjesë kjo që i takon komunës serbe, komunë këtë të cilën e formuan "ministrat" shqiptarë. Dhe për këtë mur thanë “ se vetëm  kur e kemi parë”. Pra a s’është kjo një lojë fëmijësh, pasi për këtë muri unë me 26 nëntor 2016 i pata postuar dy fotografi duke punuar punëtoret të  cilët vendosnin dërrasat dhe hekurin në mes dërrasave. Muri në fjalë është diku rreth 25-30 metra matanë urës, në pjesën e okupuar të Mitrovicës, saktësisht në pjesën e komunës serbe. Për murin në fjalë fillimisht u qua shumë pluhur jo do rrënohet jo do të hiqen 70 cm. jo do ta lëmë katër shkallë, e më pas jo do ta rrënojmë murin të tërin dhe në fund kuptuam se muri nuk do të rrënohet, por do të "lulohet" dhe do të qëndroi aty ku edhe është. Një gjë është e sigurt dhe duhet ta din të gjithë se murin mund ta rrënojnë vetëm ata që e kanë ngritur dhe pikë”, ka thënë Barani./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat