Fillojnë largimet nga PDK e Drenasit

Politika

Fillojnë largimet nga PDK e Drenasit

Më: 31 janar 2017 Në ora: 21:12
PDK

Partia Demokratike e Kosovës në Drenas, veç goditjes që mori gjatë zgjedhjeve të fundit për kryetar të Komunës, ku për herë të parë shkoi në balotazh, tani kanë filluar t’i largohen edhe kuadrat.

Burime të KosovaPress-it kanë njoftuar se anëtari i kryesisë së kësaj dege, Avni Rrustemi sot ka dhënë dorëheqje nga të gjitha aktivitete e PDK-së.

I kontaktuar nga KosovaPress, Rrustemi ka pohuar dorëheqjen e tij, ndërsa këtë e ka lidhur me arsye personale.

“Po kam dhënë dorëheqje nga të gjitha aktivitetet e PDK-së. Këtë e kam bërë për arsye personale dhe jo për pakënaqësi, pasi nuk kam mundur ta ushtrojë aktivitetin tim”, ka thënë Rrustemi.

Ndryshe, PDK në zgjedhjet e fundit ka marrë goditjen më të rëndë në Drenasi, pasi nga një parti që ka shënuar fitore absolute, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar, për herë të parë ka shkuar në balotazh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat