Sekretari i NATO-s: Policisë së Kosovës nuk i duhet leje që të shkojë në veri

Politika

Sekretari i NATO-s: Policisë së Kosovës nuk i duhet leje që të shkojë në veri

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 21:23
Sekretari i përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se situata e përgjithshme në Kosovë është e qetë, kjo pasi siç tha ai, se së fundi ka pasur tensione të ngritura. Ai ka bërë thirrje për përmbajtje të të dyja palëve derisa sipas tij, policisë së Kosovës nuk i duhet leje që të shkojë në veri.

“Duhet të ketë dialog e jo retorikë nxitëse, prandaj gjithsesi se duhet shmangur tensionet”, tha ai duke shtuar se çfarëdo zhvendosje e FSK’së në veri duhet lajmëruar NATO.

Sa i përket  shkuarjes së Policisë së Kosovës në veri, Stoltenberg tha se për këtë nuk kërkohet leje nga KFOR-i apo NATO.

“Policia e Kosovës mund të operojë në tërë territorin e Kosovës dhe për këtë vendosin institucionet e Kosovës apo Prishtina zyrtare, pra është çështje që u takon institucioneve të Kosovës. Mirëpo, tashmë kemi një situatë stabile dhe duhet të respektohen marrëveshjet e Brukselit që të kemi një rajon të qetë”, tha Stoltenberg.

Se çfarë detyre ka KFOR-i nëse futet dikush në Kosovë, Stoltenberg tha se, me rendësi është që të  eliminohet retorika e tensioneve nga të dyja palët.

“NATO është këtu për ta mbrojtur paqen, këtu është një situatë stabile dhe duke e parë këtë situatë NATO ka zvogëluar edhe pjesëtarët e KFOR’it. Po ashtu dialogu politikë është kthyer në tavolinë, prandaj nuk duhet spekuluar me situata hipotetetike, nuk mund të futet asnjë ushtri në Kosovë pa lejen e NATO-s, prandaj popullata këtu duhet të ndihet e qetë”, ka thënë për rtk Stoltenberg.

Se a ka ardhur koha që FSK-ja, të bëhet ushtri, ai tha se NATO e ka përkrahur zhvillimin e FSK-së, dhe nëse mandati i saj ndryshon, atëherë edhe NATO duhet të ndryshojë së përkrahuri këtë dhe ta përkrah atë që krijohet në mënyrë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat