Huqja e “vogël” e presidentit: Kush i pari e nënshkruan Ligjin!?

Politika

Huqja e “vogël” e presidentit: Kush i pari e nënshkruan Ligjin!?

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 17:43
Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, e ka bërë sot një postim në profilin e tij në Facebook, përmes të cilit tha se e ka hapur rrugën për të hyrë në fuqi Ligji për Investime Strategjike. Por, në këtë postim, ai e ka bërë një huqje “të vogël”.

Në mënyrë eksplicite, Thaçi ka thënë: “Dje e kam nënshkruar Ligjin për Investimet Strategjike, i cili krijon kushte shumë më të mira për investitorë vendorë dhe ndërkombëtarë”.

Në të vërtet, presidenti nuk është ai që e nënshkruan Ligjin. Por, është kryetari i Kuvendit të Kosovës ai që e bën këtë gjë. Presidenti e nënshkruan dekretin për shpalljen e Ligjit.

Kështu të paktën është e përcaktuar me Nenin 84, pikën 5 të Kushtetutës së Kosovës. Në të thuhet se presidenti “shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”. Ndërsa, në Nenin 67, pika 7 përcakton qartë se kryetari i Kuvendit “nënshkruan aktet e miratuara nga Kuvendi”.

Bazuar në statusin e presidentit del se Thaçi e ka përzier aktin e nënshkrimit me atë të shpalljes së Ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat