Mafia nuk e do ligjin antimafia

Politika

Mafia nuk e do ligjin antimafia

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 7 shkurt 2017 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Politikanët, të ndjekur nga gjyqtarët dhe prokurorët janë kategoria më e pasur në Kosovë, apo thënë ndryshe janë milionerët e Kosovës. Shpesh dëgjojmë, se pjesa më e madhe prej tyre, deri para lufte nuk kanë patur një biçikletë, ndërsa sot zotërojnë prona të tëra e miliona euro.

Por, Prokuroria e ka të pamundur të bëjë hetime mbi pasurimin e tyre, jo vetëm për shkak se politika po bën ligjin në Drejtësi por edhe për shkak të mungesës së një baze të mirëfilltë ligjore, siç është Ligji Antimafia. Më 13 korrik 2016, Ministrja  e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ndërkohë që ka marrë detyrën, ka deklaruar,  se është privilegj dhe obligim drejtimi i një dikasteri kaq të rëndësishëm.

Ajo  ka vlerësuar të arriturat e kësaj ministrie, ndërsa u zotua se do të punojë me përkushtim. “Në sektorin e drejtësisë ka edhe sfida të cilat duhet adresuar. Pra do të vazhdoj me reforma gjyqësore përmes legjislacionit të ri, pastaj luftimin e korrupsionit dhe administrimi edhe më i mirë i sistemit të burgjeve, gjithmonë sipas mandatit dhe ligjeve në fuqi. Dhe kuptohet, të gjitha këto do të vlejnë duke u bazuar në parimin se askush nuk do të jetë mbi ligjin”, tha Hoxha.  

Hoxha paralajmëroi që në kuadër të luftimit të krimit dhe korrupsionit edhe Ligji antimafia do të procedohet sa më shpejtë në Kuvendin e Kosovës. Por, disa muaj më vonë, në Janar të këtij viti, Ministrja e Drejtësisë, ka dalë me një tjetër deklaratë, sa i përket Ligjit Antimafia. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat