Paratë e pista, rrezikojnë zgjedhjet edhe në Kosovë?

Politika

Paratë e pista, rrezikojnë zgjedhjet edhe në Kosovë?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 24 shkurt 2017 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Kosova këtë vit mban zgjedhjet komunale. Të paktën ligjërisht, pasi nuk mungojnë zërat se në të njëjtën kohë mund të mbahen edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Zgjedhjet në Kosovë, po shihen si shpresë për të dalë nga kriza politike, ndërkohë nuk është analizuar asnjë detaj, se sa mund të rrezikohen këto zgjedhje nga pazaret korruptive.

Në Shqipëri, ndrëkombëtarët kanë dhënë alarmin, se zgjedhjet rrezikojne të tregtohen. Ka qenë OSBE, që ka ngritur  alarmin në prag të zgjedhjeve. Kreu i këtij institucioni në Tiranë, Bernd Borchardt, ka  deklaruar se, qarkullojnë rreth 2 miliardë euro të pista.

“Këto para mund të përdoren për të blerë deputetë”, deklaroi ai gjatë një interviste për mediat në Shqipëri. 

Sipas tij, kjo është një nga arsyet që kërkohet dhe ndryshimi i Kodit Zgjedhor, për të parandaluar këtë fenomen. Deklarata ka ardhur, në një kohë, kur tensioni politik mes qeverisë dhe opozitës është rritur.

Ndërkohë kjo akuzë artikulohet prej shumë kohësh nga Partia Demokratike, e cila i trembet blerjes së votave me paratë e pista nga ana e qeverisë. Faktikisht ky është një alarm për rrezikimin e zgjedhjeve, që duhet ta ngrejë në këmbë edhe Kosovën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat