Mirena: Konventa e AKR-së dështim i tmerrshëm i organizatorit

Politika

Mirena: Konventa e AKR-së dështim i tmerrshëm i organizatorit

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 19:14
AKR

Analisti politik Ilir Mirena, e ka cilësuar si dështim organizativ konventën e IV-të të AKR-së, duke thënë se Presidentit Behgjet Pacolli nuk iu la kohë nga mysafirët e tjerë të kësaj konvente.

AI është shprehur se kjo konventë e kishte pamjen e një partie të madhe, mirëpo ajo nuk përkon me realitetin ngase Aleanca Kosova e Re, nuk është aktive aktualit në politikë.

“Konventa e AKR-së ishte një dështim i tmerrshëm i organizatorit. Një mysafire doli dhe foli 20 minuta, e ia mori kohën Presidentit”, ka thënë Mirena.

“Ndoshta imazhi i krejt kësaj Konvente, e kishte atë shkëlqimin e një partie të fuqishme, por e cila çuditërisht nuk është pjesë aktive e politikës në vend”.

Ndër të tjerash, Mirena u shpreh se Pacolli nuk pati një fjalim përmes të cilit do ta bënte përvete masën, por se u mor me gjëra të tjera.

“Aty ndodhi një “deja vu” e fjalimeve, ai sot e hupi një shans që ta mbajë një fjalim më të zjarrtë, ne vend se të flas për taksa dhe projekte ekonomike e humbi shansin që ta elektrizoj masën”.

“Vetëm një qasje opozitare mund ta kthej atë në skenën politike, jo siç ka vepruar në të kaluarën, sepse ajo nuk i garanton se do ta kalojë pragun”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat