VV nervozohet me vendimin për aktivistët e saj, Molliqaj paralajmëron që do t’i fus në burg këta persona

Politika

VV nervozohet me vendimin për aktivistët e saj, Molliqaj paralajmëron që do t’i fus në burg këta persona

Nga: A.Zh Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 19:41
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për vazhdimin e arrestit shtëpiak aktivistëve të kësaj Lëvizje.

Molliqaj në një postim në Facebook, ka akuzuar gjyqtarin Beqir Kalludra dhe prokurorin Abdurrahim Islami, pasi, sipas tij, ata po i binden urdhrave të klanit “Pronto” për dënimin e aktivistëve të LVV-së.

“Abdurrahim Islami, Beqir Kalludra, dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në këtë rast, do të mbahen në mend përherë për persekutimin që po ua bëjnë aktivistëve. Kriminelët që janë vendosur në sistemin e drejtësisë do të përfundojnë në burg, herët ose vonë”, ka shkruar ai, përcjell Bota sot.

Postim i plotë:

"Çështja e ratifikimit të demarkacionit në Kuvend, është ende në procedurë..." - ky është arsyetimi i gjykatës për vazhdim të paraburgimit ndaj aktivistëve. Pra shiheni se si edhe vetë gjykata e pranon që ky rast është kryekëput politik.

Gjyqtari Beqir Kalludra, prokurori Aburrahim Islami dhe shefat e tyre të klanit "Pronto", bëjnë mirë ta kuptojnë që aktivistët tanë nuk janë objekte represioni me të cilat klani "Pronto" mund të veprojë si të dojë.

Dhuna sistematike ndaj VETËVENDOSJE!-s është bërë e padurueshme dhe nuk do të durohet. Abdurrahim Islami, Beqir Kalludra, dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në këtë rast, do të mbahen në mend përherë për persekutimin që po ua bëjnë aktivistëve. Kriminelët që janë vendosur në sistemin e drejtësisë do të përfundojnë në burg, herët ose vonë!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat