Pacolli: Ndjehuni liberalë, siç ishte edhe presidenti Ibrahim Rugova!

Politika

Pacolli: Ndjehuni liberalë, siç ishte edhe presidenti Ibrahim Rugova!

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 20:02
Behgjet Pacolli

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, në fjalën e mbajtur në Kongresin e IV-të të AKR-së, vlerësoi se skamja është armiku më i madh i Kosovës. Sipas tij, AKR ka programin për ta luftuar varfërinë.

“Secili prej jush besoj që ndjehet liberal, sepse dëshiron një ardhmëri të ndritshme”, pohoi Pacolli dhe shtoi se liberal ishte edhe presidenti Ibrahim Rugova, sepse “ai thoshte gjithmonë atë që mendonte, e kështu e kanë liberalët”.

Ai kërkoi te punohet me shumë vullnet për rininë dhe për Kosovën, për t’u krijuar perspektivë dhe të mos lejohet që të keqpërdoret e mira.

“AKR do të punojë drejt një dite më të mirë dhe drejt një nate më të qetë”, pohoi Pacolli duke shtuar se “për herë të parë e kanë zbatuar parimin një anëtar një votë”!

Pacolli foli edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, ku premtoi se do të dyfishojnë të hyrat e Kosovës dhe do të reformojnë administratën duke vendosur njerëz profesionistë, ndërsa TVSH-ja do të përshkallëzohet.

“Ne kemi projektuar tri platforma bujqësore që do të jenë në Dukagjin, Anamoravë dhe në Rrafsh të Kosovës. do të krijohen fonde për gjenerata të reja”, pohoi mes tjerash Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat