Zgjedhet kryesia e re e PLK-së

Politika

Zgjedhet kryesia e re e PLK-së

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 20:16
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PLK-së

Partia Liberale e Kosovës (PLK) ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit Kombëtar, në të cilën është zgjedhur kryesia e re e partisë. Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PLK-së është drejtuar nga kryetari i ri i kësaj partie, Skender Gashi. I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryetari i nderit të PLK-së, Gjergj Dedaj.

PLK-ja ka zgjedhur kryesinë e re prej 25 anëtarësh. Dr. Ismail Bekteshi është zgjedhur zëvendëskryetar, Magdalena Kqira, Rexhep Isufi, Blerina Hamzaj e Gjergj Lasku u zgjodhën nënkryetarë, kurse Jahja Zejnullahu, sekretar i përgjithshëm, Besart Krosa, sekretar ndërkombëtar, Sali Bislimi koordinator i PLK-së për Evropë dhe Lindon Kqira, përgjegjës për Financa i PLK-së.

Skender Gashi është zgjedhur kryetar i Partisë Liberale të Kosovës (PLK) në Kuvendin e VII Zgjedhor të kësaj partie. PLK-në deri më tani e ka drejtuar Gjergj Dedaj, i cili aktualisht mban postin e zëvendësministrit në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat