Nisma: Jemi faktor i rëndësishëm politik

Politika

Nisma: Jemi faktor i rëndësishëm politik

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 09:21
ilustrim

?Nisma për Kosovën me rastin e 3 vjetorit të themelimit, ka falënderuar simpatizantët për mbështetjen e dhënë, duke vlerësuar se fal këtij besimi, ky subjekt politik sot është faktor i rëndësishëm politik dhe besnikërisht përfaqëson zërin e votuesve në parlament dhe në jetën politike në Kosovë.

Me rastin e 3 vjetorit të themelimit, Nisma për Kosovën, sot mban Konventën Solemne, duke orën 14:00.

“NISMA për Kosovën shfrytëzon rastin që të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve t’ju urojmë këtë datë të rëndësishme për ne. Duke ju shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe besimin e juaj NISMA sot është faktor i rëndësishëm politik dhe besnikërisht përfaqëson zërin e juaj në parlament dhe në jetën politike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Nismës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat