Lekaj: Banditët e Listës Serbe të largohen nga Qeveria

Politika

Lekaj: Banditët e Listës Serbe të largohen nga Qeveria

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 10:09
Pal Lekaj

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka deklaruar se reagimi i mbrëmshëm kundër ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, i një grupi banditësh të veshur në petkun e politikanëve, siç është Lista Serbe, do të duhej të ishte arsyeja e mjaftueshme për institucionet e Kosovës që ky grup të shpallej "i padëshiruar" dhe të njëjtit të largohen nga Qeveria.

Ai në Facebook-u, ka shkruar se përkundër dëshirave të "vogëlsirave" të listës serbe, për ta mbajtur të izoluar e të ndarë Ramushin e  Kosovën, së shpejti do të jenë të liruar nga kthetrat e fundit të tyre.

Vogëlsirat që mësuesit politik i kanë në Beograd

Reagimi i mbrëmshëm kundër ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, i një grupi banditësh të veshur në petkun e politikanëve, siç është Lista Serbe, do të duhej të ishte arsyeja e mjaftueshme për institucionet e Kosovës që ky grup destruktiv i pinjollëve të Nikoliçit, Vuçiqit e Daçiqit, të shpallej "i padëshiruar" dhe të njëjtit të largohen nga qeveria.

Këta dhe të gjithë kundërshtarët e Ramushit e të Kosovës duhet ta dijnë se nuk jemi pa miqë e pa aleat. Prandaj nuk duhet t'iu vjen mërzi pse shumë burrështetas shfaqin habinë për ndalimin e kryetarit Haradinaj dhe presin lirimin e tij të shpejtë.

Ish-Presidenti Mesiq vjen nga një shtet që e kupton më së miri se kush është Serbia dhe çfarë është në gjendje të bëjë ajo për të mbajtur rajonin në tension.

Prandaj duke ju thënë "vogëlsirave" të listës serbe, që të mos lëshohen në deklarata të nxitura nga kokat e mësuesve të tyre politik të Beogradit, i garantojmë poashtu se, përkundër dëshirës së tyre për ta mbajtur të izoluar e të ndarë Ramushin e  Kosovën, së shpejti do të jenë të liruar nga kthetrat e fundit të tyre.

Ne do të vazhdojmë të jemi aleat me të gjithë ata që ua kanë dhënë përgjigjen e merituar para vitit 1999 kur Serbia me ushtri e polici bënte krime kundër civilëve, si në Kosovë, Kroaci e Bosnje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat