Zyrtari i Vetëvendosjes: Edhe Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla e Ukshin Hoti kanë marrë rrogë nga pushteti jugosllav

Politika

Zyrtari i Vetëvendosjes: Edhe Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla e Ukshin Hoti kanë marrë rrogë nga pushteti jugosllav

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 11:40
Erzen Vraniqi

Akuzat se pse deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” marrin pagën e shtetit i është kundërpërgjigjur anëtari i kësaj partie, Erzen Vraniqi.

Ai ka bërë një krahasim me disa prej heronjve shqiptar të cilët kishin marrë paga në kohën e Perandorisë Osmane si dhe Jugosllavisë.

“Hasan Prishtina ka marrë rrogë nga Perandoria Otomane, por ka punuar për pavarësi prej saj, Emin Duraku ka marrë rrogë nga pushteti fashist, por e ka luftuar atë, Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla e Ukshin Hoti kanë marrë rrogë nga pushteti jugosllav, por kanë punuar kundër projektit jugosllav e për bashkim kombëtar”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat