Ja me cilin diktator e krahason Mimoza Kusari ish shefin e saj, Pacollin!

Politika

Ja me cilin diktator e krahason Mimoza Kusari ish shefin e saj, Pacollin!

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 08:28
Mimoza Kusari- Lila me Behgjet Pacollin

Themeluesja e Alternativës, Mimoza Kusari- Lila e ka krahasuar Behgjet Pacollin me diktatorin korean Kim Jong-Un.

Kryetarja e Gjakovës, e cila ka qenë e ftuar në emisionin “Oxygen” është pyetur nga moderatori Besim Dina, se në zgjedhjet e ardhshme partia e saj a do të bënte koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit, përgjigjia e saj ishte befasuese ani pse me shaka.

” Behgjet Pacolli tashti i ka zgjedhjet në parti dhe është i vetëm si kandidat ashtu  si Kim Jong-Un, s`ka konkurencë”, tha me shaka Mimoza Kusari.

Kusari ishte larguar nga AKR, në shenjë pakënaqësie me liderin e partisë Behgjet Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat