Fisnik Ismaili ironizon me deputeten e PDK-së: Ja pse Ganimetja s'guxon me e publikue foton e saj me Trumpin!

Politika

Fisnik Ismaili ironizon me deputeten e PDK-së: Ja pse Ganimetja s'guxon me e publikue foton e saj me Trumpin!

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 11:39
Ganimete Musliu, Fisnik Ismaili

Deputeti i Vetëvendopsjes Fisnik Ismaili është tallur me deputetet e PDK-së, Ganimete Musliu. Ai ka thënë se Ganimetja e ka një foto me Trumpin por ajo nuk guxon ta publikoj për shkak të frikës nga Kadri Veseli, pasi që “ia qet Kadrisë rrenën në fushë”.

Ja postimi i tij i plotë

Edhe Ganimetja ka qenë në Amerikë, për lutjet e mëngjesit, qaty me Kadrinë. Tuj e njoftë Ganimeten, as ajo s'është durue pa dalë në foto me Trumpin si krejt që dalin me të nga 5 sekonda në këtë ceremoni.

Por, Ganimetja s'guxon me e publikue foton e saj me Trumpin, se ia qet Kadrisë rrenën në fushë, edhe e shkreta me boll zor e mban qaty në telefon e e këqyrë ndojherë. Amo, tuj e njoftë Ganimeten, kjo s'durohet pa ia çue dikujt privat atë foto, për me u frye.

Personi që e publikon foton e Ganimete Musliut me Trumpin, për mue ka me qenë heroi i muejit shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat