Korrupsioni i fshehur pas Demarkacionit

Politika

Korrupsioni i fshehur pas Demarkacionit

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 26 shkurt 2017 Në ora: 17:33
Miratimi i marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi, dhe luftimi i korrupsionit vazhdojnë të mbesin dy kushtet kryesore të cilat duhet t`i plotësoj Kosova për të fituar liberalizimin e vizave.

Miratimi i marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e zi, dhe luftimi i korrupsionit vazhdojnë të mbesin dy kushtet kryesore të cilat duhet t`i plotësoj Kosova për të  fituar liberalizimin e vizave. Ndërkohë që për Demarkacionin nuk u arrit të gjendet zgjidhja, as pas konstatimeve të Komisionit për matjen e territorit të Kosovës, opozita vazhdon të këmbëngulë, se luftimi i korrupsionit është kusht më i rëndësishëm se sa luftimi i krimit dhe korrupsionit. 

Faton Topalli, deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë për gazetën, se ndaj Kosovës është duke u bërë një politikë e dyfishtë me kërkesën për miratimin e Demarkacionit, pasi sipas tij, Demarkacioni nuk ka të bëj me liberalizimin e vizave.   

“Ky është një standard i dyfishtë i Bashkimit Evropian, për arsye se kemi shtete brenda vetë Bashkimit Evropian, të cilat kanë probleme me Demarkacionin, pastaj edhe shtete të tjera të cilat kanë marrë liberalizmin e vizave dhe që nuk e kanë të rregulluar çështjen e Demarkacionit. Pra, po bëhet një politikë e dyfishtë, ndërsa çështja e Demarkacionit nuk ka të bëjë fare me liberalizimin e vizave”, ka thënë Topalli. 

Ndërsa, për kushtin e dytë, i cili është luftimi i korrupsionit, Topalli ka thënë se, është problem që të luftohet korrupsioni, nga zyrtarët që janë vetë të korruptuar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat