Deputetëve dhe ministrave, iu rrezikohen milionat

Politika

Deputetëve dhe ministrave, iu rrezikohen milionat

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 26 shkurt 2017 Në ora: 17:36
Si mund të besohet që njerëz, që kanë zhvatur buxhetin e shtetit për të forcuar pasurinë e tyre,do të qëndronin në heshtje dhe të kalonin lehtësisht Ligjin Antmafia?

Kosova është gjunjëzuar nga krimi i organizuar dhe korupsioni dhe përkundër këtij fakti, sot e kësaj ditë nuk ka ndonjë të  dënuar në lidhje me këtë çështje.  Ajo çfarë ka ndodhur rëndom, deri më tani dhe ajo cfarë kanë konstatuar qytetarët e Kosovës, është se edhe ato  zyrtarë, emrat e të cilëve  janë trumbetuar nga prokuroria se po hetohen dhe se ka prova të inkriminimit të tyre, ndodhen në liri.

Në shënjestër të këtij realiteti gri është vënë disa herë Prokuroria e Shtetit, por duket se ligjet bazë të drejtësisë në njëfarë mënyrë kanë favorizuar zyrtarët e inkriminuar. Kur u hodh ideja për bërjen e Ligjit Antimafia, pothuajse të gjithë njëzëri, e vlerësuan si një hap pozitiv.

Legjislaturat ndryshuan dhe në parim, një ligj të tillë e vlerësuan dhe përfaqësuesit e legjislaturës dhe të Ekzekutivit aktualë. Por, ishte tejet e pabesueshme se ministrant apo deputetët do të lejonin t’u rrezikoheshin milionat. 

Si mund të lejojnë një gjë të tillë, deputetë që kanë hyrë në dyert e Kuvendit me vota të vjedhura, apo ministra që kanë një të kaluar të errët korruptive? Si mund të besohet që njerëz, që kanë zhvatur buxhetin e shtetit për të forcuar pasurinë  e tyre,do të qëndronin në heshtje dhe të kalonin lehtësisht Ligjin Antmafia? Që në vitin 2012, Qeveria e atëhershme miratoi “Projektligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat