Zgjedhjet e reja, si opsion për zgjidhjen e ngërçeve politike

Politika

Zgjedhjet e reja, si opsion për zgjidhjen e ngërçeve politike

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 26 shkurt 2017 Në ora: 17:41
Pozitë e opozitë pajtohen se mbajtja e dy palë zgjedhjeve në të njëjtën kohë, do t’i kushtonte edhe më pak vendit

Derisa koalicioni qeverisës LDK-PDK këmbëngul që sa më shpejtë të procedohet në Kuvend marrëveshja për markimin e vijën kufitare me Malin e Zi, në mënyrë që të zhbllokohet edhe liberalizimi i vizave, partitë opozitare vazhdojnë të shohin zgjedhjet e parakoshme si zgjidhjen e vetme për tejkalimin e krizës politike. 

Ndërkohë, pozitë e opozitë pajtohen se mbajtja e dy palë zgjedhjeve në të njëjtën kohë, do t’i kushtonte edhe më pak vendit.

Gjatë këtij viti në Kosovë do të mbahen zgjedhjet komunale. Por, tensionet e fundit mes pozitës dhe opozitës, si dhe mospajtimet e tyre për çështjet si Demarkacioni dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, kanë bërë që të shtohen zërat për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale brenda një kohe të shkurtër.  Derisa koalicioni qeverisës LDK-PDK këmbëngul që sa më shpejtë të procedohet në Kuvend marrëveshja për markimin e vijën kufitare me Malin e Zi, në mënyrë që të zhbllokohet edhe liberalizimi i vizave, partitë opozitare vazhdojnë të shohin zgjedhjet e parakoshme si zgjidhjen e vetme për tejkalimin e krizës politike. 

Ndërkohë, pozitë e opozitë pajtohen se mbajtja e dy palë zgjedhjeve në të njëjtën kohë, do t’i kushtonte edhe më pak vendit. Por, ata vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme kur bëhet fjalë edhe për Demarkacionin e Asociacinonin.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Shpejtim Bulliqi, i ka thënë gazetës “Bota sot”, se ky vit në të cilin ndodhemi tani për tani është vit i zgjedhjeve lokale me rend dhe me rregull, ndërsa tek viti i ardhshëm është vit i zgjedhjeve nacioanle.   

Por, siç ka pohuar ai, në rast se klasa politike e Kosovës e sheh që nuk mund t’i çojë përpara proceset në dobi të qytetarëve të saj, atëherë mund të kemi edhe zgjedhje nacionale,  që të dilet nga ngërçi politik që është shkaktuar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat