Bangladeshi njeh Republikën e Kosovës

Politika

Bangladeshi njeh Republikën e Kosovës

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 11:02
Flamuri i Kosovës dhe i Bangladeshit

(E plotësuar) - Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka konfirmuar njohjen e shtetit të Kosovës nga shteti i Bangladeshit.

Këtë e ka bërë të ditur kryesuesi i seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Haliti ka thënë se tashmë kjo është zyrtare derisa mediat raportuan më herët për këtë njohje, të 114-tën me radhë për shtetin e Kosovës.

Bangladeshi njeh Republikën e Kosovës

Kosova ka marrë edhe një njohje të madhe, të hënën, duke u pranuar nga Bangladeshi.

Lajmi është raportuar nga gazeta Dhaka Tribune.

Vendimi u mor nga kabineti qeveritar, ndërsa kjo e përditshme shkruan se për këtë cështje “sekretari i kabinetit Mohammad Shafiul Alam ka njoftuar gazetarët pas takimit të rregullt të kabinetit, të hënën”.

Dhaka Tribune, përcjellë se pak kohë më parë ministria e jashtme e Bangladeshit i kishte kërkuar qeverisë ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Ky medium thotë se kjo është njohja e 114 për Republikën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat