Kur amerikanët kërkonin haptazi njohjen e Kosovës nga Bangladeshi

Politika

Kur amerikanët kërkonin haptazi njohjen e Kosovës nga Bangladeshi

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 11:42
Ambasadori i SHBA-së në Dhaka, James Moriarty

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdimisht kanë lobuar për pavarësinë e Kosovës. Këtë e kanë bërë edhe në rastin e Bangladeshit. Qysh në maj të vitit 2009 ministri i Jashtëm i Bangladeshit, Dipu Moni, kishte bërë publike kërkesën amerikane për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kërkesa amerikane ishte përcjellë nga ambasadori i SHBA-së në Dhaka, James Moriarty, gjatë takimit me kryediplomatin e atëhershëm të Bangladeshit, Dipu Moni.

“I bëj thirrje qeverisë së Bangladeshit që ta rishikojë çështjen dhe nëse është e mundur të procedojë me njohjen e Kosovës”, kishte thënë diplomati amerikan.

Ai, po ashtu, u kishte premtuar autoriteteve të Bangladeshit një takim me presidentin Obama dhe kryeministrin e Bangladeshit Sheik Hasina.

“Ne diskutuam për çështje të ndryshme bilaterale”, kishte thënë Moriarty pas takimit. “Unë, po ashtu, iu referova edhe një çështjeje ndërkombëtare të madhe siç është pavarësia e Kosovës”, kishte thënë Moriarty.

Bangladeshi është shteti i tretë më i madh me shumicë myslimane në Azi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat