Hoxhaj për njohjen nga Bangladeshi: Një lajm i jashtëzakonshëm

Politika

Hoxhaj për njohjen nga Bangladeshi: Një lajm i jashtëzakonshëm

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 11:47
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka konfirmuar njohjen e Pavarësisë së vendit tonë nga ana e Bangladeshit.

“NJË LAJM I JASHTËZAKONSHËM. Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës”. Lajmi më është konfirmuar para pak çastesh edhe zyrtarisht”.

” Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Faleminderit. Tani kemi 114 njohje. URIME”, ka shkruar kryediplomati kosovar në llogarinë e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat