Komandanti i KFOR-it: FSK-në e njohim vetëm brenda mandatit aktual

Politika

Komandanti i KFOR-it: FSK-në e njohim vetëm brenda mandatit aktual

Më: 13 mars 2017 Në ora: 21:38
Forca e Sigurisë së Kosovës

Lidhur me mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka folur sot edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori Giovanni Fungo, gjatë një vizite në Gorazhec

Gjenerali italian ka deklaruar se KFOR-i e njeh Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) “vetëm në formën e saj aktuale”.

“Forcat e Sigurisë së Kosovës deri më tani kanë punuar brenda mandatit të tyre dhe kjo është forma në të cilën ne i njohim ata”, ka thënë Fungo.

Ai ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij në garantimin e sigurisë, lirisë së lëvizjes për të gjithë, pavarësisht prejardhjes etnike dhe religjionit.

Këto deklarata Fungo i bëri sot gjatë një vizite në Gorazhdec, ku u takua me përfaqësuesit e serbëve lokal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat