Kur do ta dërgojë Qeveria në Kuvend projektligjin për Ushtrinë?

Politika

Kur do ta dërgojë Qeveria në Kuvend projektligjin për Ushtrinë?

Më: 15 mars 2017 Në ora: 18:43
Pjesëtarë të FSK-së

Projektligji për transformimin e FSK-së në Ushtri do të procedohet nga Qeveria brenda këtij muaji në Kuvend dhe pastaj do të jetë legjislativi ai që vendos se kur do ta nxjerr në votim.

Për këtë çështje zëdhënësi i Qeverisë Mustafa, Bajram Gecaj, tha të mërkurën për median se Qeveria ka një muaj kohë  për ta dërguar atë në Kuvend.

“Qeveria ka kohë një muaj që ta shqyrtojë projektligjin për FSK-në dhe pastaj ne e nisim brenda këtij muaji në Kuvend. Kuvendi më tutje vendos se kur të dal për votim projektligji”, tha Gecaj.

Ministria e FSK-së ka bërë të ditur se ka proceduar për në Qeveri mendimin për Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovë.

Ministri Demolli bëri të ditur se ka dhënë edhe disa propozime që sipas tij Thaçi duhet t’i merr parasysh.

Për këto, Gecaj tha se janë vetëm formalitete që duhet ta bëjnë ministritë përkatëse sikurse që e ka bërë ministria e FSK-së.

“Se çka bon Qeveria ato janë formalitete, pra duhet ministria përkatëse sikur që u bë tash përmes FSK-së.

Po ashtu duhet të kaloj përmes ministrisë së financave dhe përmes ministrisë së integrimeve evropiane, përndryshe ne nuk e aprovojmë këtë në qeveri, ky është vetëm formalitetit që kalon përmes qeverisë e ato mblidhen të gjitha në sekretariatin e qeverisë dhe ato dërgohen në kuvend”, tha Gecaj

Kujtojmë se iniciativa e presidentit Thaçi për ta bërë Ushtrinë pa pajtueshmërinë e Listës Serbe nuk ka gjetur mbështetje nga ndërkombëtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat