Fajon, Kosovës: Mos bëni veprime të njëanshme për ushtrinë

Politika

Fajon, Kosovës: Mos bëni veprime të njëanshme për ushtrinë

Më: 16 mars 2017 Në ora: 16:37
Europarlamentarja dhe raportuesja për Kosovën në PE, Tanja Fajon

Palët duhet të kthehen tek dialogu dhe Kosova nuk mund të bëjë veprime unilaterale lidhur me ushtrinë.

Ky është mesazhi i europarlamentares e raportueses për Kosovën në PE, Tanja Fajon në bisedë me Deutsche Wellen.

“Shpreh keqardhje të thellë për përkeqësimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, sepse ai është kardinal për të lehtësuar jetën e njerëzve atje, prandaj ne këmbëngulim që të dyja palët të mos e ndërpresin dialogun dhe të gjitha tensionet shtesë tani vetëm sa e dëmtojnë procesin”.

“Do të doja të kishim një situatë tjetër, ne shohim tensione mes Kosovës e Serbisë së fundmi, situata nuk është më e mirë në Maqedoni, prandaj dua me emergjencë t’u drejtohem politikanëve përgjegjës të ulin tensionet, e të kthehen tek dialogu”.

Ndërkaq duke komentuar iniciativën e presidentit, Hashim Thaçi për ushtrisë e Kosovës, si dhe mos marrjen e mbështetjes së  ndërkombëtarëve  për këtë çështje  ajo tha “Ne e dimë cili është pozicioni i NATO-s, ai i palës amerikane dhe BE. Kjo u theksua qartë edhe javën e kaluar. Të gjitha institucionet e bëjnë të qartë të mos ndërmerren veprime unilaterale për krijimin e ushtrisë. E unë i bashkohem këtij apeli”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat