Ambasadori Delawie i drejtohet edhe Kuvendit: Hidheni poshtë projektligjin për ushtrinë

Politika

Ambasadori Delawie i drejtohet edhe Kuvendit: Hidheni poshtë projektligjin për ushtrinë

Më: 16 mars 2017 Në ora: 18:15
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka theksuar se SHBA ka qenë e qartë se themelimi i Ushtrisë duhet të bëhet përmes ndryshimit të amendamenteve kushtetuese dhe se anashkalimi i këtij procesi mund të ketë pasoja për marrëdhëniet e SHBA-ve me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Nuk dua të spekuloj se çfarë pasojash mund të ketë, sepse ende ka kohë që Kuvendi ta bëjë gjënë e duhur dhe ta hedh poshtë këtë projektligj”, ka thënë Delawie.

Ambasadori amerikan gjatë një interviste për Telegrafin, ka thënë se duhet të miratohet Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, duke shtuar se është për keqardhje që liberalizmi i vizave, sipas tij, pengohet nga disa individë për arsye politike – nga ata që kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm!

“Siç kemi thënë javën e kaluar: anashkalimi i këtij procesi kushtetues, përmes ligjit, mund të ketë pasoja të mundshme për marrëdhëniet tona me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Nuk dua të spekuloj se çfarë pasojash mund të ketë, sepse ende ka kohë që Kuvendi ta bëjë gjënë e duhur dhe ta hedh poshtë këtë projektligj”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat