Kush po e mban 'peng' Ligjin për Reformën Zgjedhore?

Politika

Kush po e mban 'peng' Ligjin për Reformën Zgjedhore?

Hava Orana Nga Hava Orana Më 25 mars 2017 Në ora: 15:01
Zgjedhjet, Kosovë

“Pra, gjendja shoqërore në bulozë është më e përshtatshme dhe më e preferuar për qeveritarët e korruptuar ,nga se në të, mbase do të mund t'i fshihnin defektet e veta, në një anë dhe të plasoheshin për kuotime  inmeritore ca më të larta, në anën tjetër. Sistemi zgjedhor sipas ligjit në fuqi, ka kohë që është konstatuar defektoz, i cili si i tillë favorizon forma korruptive gjatë ponderimit të rezultateve zgjedhore”, ka thënë Riza Smaka për “Bota sot”

Ligji për reformën zgjedhore ende nuk është gati, ndërsa po pritet që shumë shpejt të shkoj vendi në zgjedhje. Zgjedhjet janë përmendur tashmë disa herë si një zgjidhje e mirë për çështjet në vend, por nuk është përmendur edhe reforma zgjedhore. Me gjasë kjo po i konvenon dikujt. Të paktën kështu thonë edhe njohësit e çështjeve juridike. Përfaqësuesit politikë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nuk e kanë komentuar çështjen e ligjit për reformën zgjedhore. Ndërsa, analisti Riza Smaka, ka thënë, se qeveritarëve ju përshtatet gjendja shoqërore-politike, socio - ekonomike e kultorore - arsimore sa me konfuze ,nga se, në të njejtën, llogarisin të orientohen me mirë e më lehtë. “Pra, gjendja shoqërore në bulozë është më e përshtatshme dhe më e preferuar për qeveritarët e korruptuar ,nga se në të, mbase do të mund t'i fshihnin defektet e veta, në një anë dhe të  plasoheshin për kuotime  inmeritore ca më të larta, në anën tjetër. Sistemi zgjedhor sipas ligjit në fuqi, ka kohë që është konstatuar defektoz ,i cili si i tillë favorizon forma korruptive gjatë ponderimit të rezultateve zgjedhore”, ka thënë Smaka për “Bota sot”. Sipas të njëjtit, ky ligj duhet të bëhet sa më parë, kur një numër jo i vogël i qeveritarëve, është padrejtësisht i pasuruar në dëmin e aseteve të qytetarëve dhe nëpërmjet parasë së pistë, të njëjtët ,sikundër deri tani do të mund të spekulonin rezultate zgjedhore të kurdisura për interesat e veta. “Pra, klasa politike aktuale sikundër shihet, nuk e ka ndërmend të praktikojë reformën zgjedhore, ndryshe,  aq të nevojshme dhe të  dobishme. Aq më parë kur një reformë zgjedhore e mirëfilltë do të sanksiononte konkretisht jo pak paqartësi e zbrazëtira ligjore dhe me to së pakut, do të vështirësonte  spekulimet elektorale. Mbetet që shoqëria civile tok me opozitën kuvendore të  influencojnë fuqishëm për  aplikimin imediat të reformës zgjedhore në të mirë të  zgjedhësit, votuesit, qytetarit, përkatësisht të vendit tonë aq të etshëm për rend, qetësi, rregull , punë, prosperitet e mbi të gjitha për  ligjësi e drejtësi të mirëfilltë", vlerëson Smaka.

Reforma zgjedhore, tejet e nevojshme

Po ashtu edhe njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi thotë se reforma zgjedhore është një  ndër mekanizmat më të domosdoshëm që të kemi, kuptohet sukseset e dëshiruara dhe ato të pritura nga zgjedhjet parlamentare. “Ligji i tashëm duke mundësuar që një votues të votoj 5 kandidatë për deputet është tepër negative dhe kurrë nuk protect që nga votat të del kualiteti i pritur. Me formën e tillë iu ka mundësuar udhëheqësve partiake që ata ti japin përparësi kandidate të përafërt me atë, duke i futur ne grupin 5 të votave ata të privilegjuar”, ka  thënë Kelmendi.  Sipas tij, pa ndërrimin e tillë duke mundësuar që një votues të votoj vetëm një kandidat e jo pesë, tetë apo dhjetë, nuk kemi reflektim adekuat të Kuvendit me vullnetin e zgjedhësve. “Këto dy ndërrime janë evidente. Po kjo pa dixhitalizimin e votës kurrë nuk del rezultati. Votat  vidhen edhe brenda partisë. Ato po barten nga komisarët sipas kërkesës së partisë nga një kandidat te kandidati tjetër. Krejt këto duhet të sanksionohen me ligj”, thekson ai.  Edhe Blerim Burjani, njohës iu çështjeve juridike ka thënë për “Bota sot”, se derisa nuk ka pas interes deri më tani të ketë reformë zgjedhore, ky ligj si i tillë nuk ndalon kandidimin e njerëzve të përfshirë në vepra penale. “Nuk ka pas interes deri më tash që të ketë refomë zgjedhore, kjo i bie se nuk do të ketë fare ndryshime, ligji aktual nuk ndal mos kandimin e personave të cilët janë përfshirë në vepra penale të shumta, nepotiste, korrupsioniste. E vërteta është se partitë nuk kanë pasur  fare interes të ndryshojnë ligjin dhe t’i ndalin njerëzit e tyre keqbërës në pushtet, partitë janë në Kosovë kompani private parazitore që marrin paga dhe plackisin buxhetin e qytetarëve”, ka thënë Burjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat