“Kontrabandohet” Vuçiçi, në Kosovë?

Politika

“Kontrabandohet” Vuçiçi, në Kosovë?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 28 mars 2017 Në ora: 17:10
Aleksandër Vuçiç

Në një kohë që Serbia nuk pranon ta njohë Kosovën si të pavarur dhe sovrane, por si pjesë të saj, udhëheqësit e saj, janë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës. Ndërkaq, udhëheqësit e Kosovës, nuk  lejohen t’i afrohen Mitrovicës së Veriut  dhe jo më të vizitojnë Kosovën Lindore.

Sërish, së fundmi Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka konfirmuar  se ka në plan ta vizitojë Kosovën.  “Ne u kemi informuar organeve zyrtare të Prishtinës, ndërsa e tyre është nëse na lejojnë”, deklaroi Vuçiq gjatë vizitës së tij në Rusi. Në pyetjen se Prishtina zyrtare ka vënë kushte në lejimin e vizitës së tij, ai u përgjigj se “ kam menduar ta vizitojë Kosovën, por tani çështja është se a do ta vizitoj”.

Pas pezullimit të bisedimeve dhe pas ngjarjes me Kryeministrin Isa Mustafa dhjetorin e vitit të kaluar, reciprociteti, ashtu siç thonë edhe njohësit e çështjeve politike, duhet të shtrihet edhe në këtë drejtim.  

Më 2 dhjetor 2016, Kryeministri Isa Mustafa,  i cili po shkonte në përurimin e urës mbi lumin Bistricë të cilën e ndërtoi KFOR-i, është detyruar të ndërrojë rrugë, si pasojë e një bllokade nga serbët. Këta të fundit,  në fshatin Rudare me një kamion të vendosur në rrugë ia bllokuan kalimin kryeministrit Isa Mustafa për të shkuar në veri.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat