Kusari-Lila: PDK-LDK, Qeveria më joefikase që nga paslufta

Politika

Kusari-Lila: PDK-LDK, Qeveria më joefikase që nga paslufta

Më: 28 mars 2017 Në ora: 23:04
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila

Është për keqardhje që kemi një qeveri të madhe në numër, por joefikase në rezultate, thotë Mimoza Kusari-Lila.

Themeluesja e partisë Alternativa, njëherësh kryetare e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka vlerësuar se koalicioni qeverisës PDK-LDK është qeveria më joefikase në periudhën e pasluftës.

Në një intervistë për media, ajo ka thënë kjo qeveri, në vend se të merret me problemet kryesore të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, është marrë vetëm me Demarkacionin dhe Asociacionin.

Kusari-Lila ka theksuar se për këto çështje është dashur të arrihet një konsensus nacional e jo të humbet gjithë kjo kohë dhe energji.

Sipas saj, Demarkacionit i është dhënë një peshë e madhe në raport me zhvillimin ekonomik, papunësinë, luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

Ajo ka folur edhe për konsolidimin e Alternativës, duke shprehur bindje se kjo parti do ta kalojë pragun zgjedhor kurdo që mbahen zgjedhjet parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat