Të tallesh me qytetarët për krimin e organizuar dhe korrupsionin

Politika

Të tallesh me qytetarët për krimin e organizuar dhe korrupsionin

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 3 prill 2017 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Strategji pa strategjie, komision pas komisioni, statistika të trumbetura si sukses nga Prokuroria e Shtetit, e  ndërkohë krimi i organizuar dhe korrupsioni mbetet në fuqi. Askush nuk jep përgjegjësi se çfarë ka ndodhur me komisionet, Task forcat e ngritura për luftimin e korrupsionin, askush nuk jep përgjegjësi për instalimin e krimit të organizuar në institucione, dhe për pasojë Ksova renditet në top listën e vendeve të korruptuara dhe të inkriminuara. 

Këto dy vepra penale, natyrisht që nuk prodhohen nga qytetarët, por nga zyrtarët, nga njerëzit me poste, të cilat zyrat e shtetit, i shohin si prona të tyre private. E si për ironi, nga ana tjetër Prokuroria e Shtetit, del me statistika dhe vet’krenohet se ka luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin me disa aktuakuza, të cilat edhe mund të hidhen poshtë nga gjykata.

Për më tepër këto aktakuza janë jotransparente dhe qytetarët mbeten ti besojnë fjalës së prokurorisë se po hetojnë zyrtarë të lartë. Po cilët zyrtarë? I njëjti refren është dëgjuar ndër vite nga Prokuroria e Shtetit, por zyrtarë të lartë të arrestuar për krim të organizuar dhe korrupsion, ende s’ka patur.

Por, sipas Prokurorisë, vetëm për lëndët e krimit të organizuar dhe korrupsionit, nga 35 lëndë,  gjatë vitit 2016, janë ngritur 36 aktakuza të nivelit të lartë.  Në emër të prokurorit të shtetit, raportin e ka prezantuar, pak ditë më parë,  Agron Qalaj.Sipas raportit, Prokuroria Speciale nga 35 lëndë të shënjestruara të krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë në total ka 26 aktakuza, që janë ngritur gjatë vitit 2016.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat