Nuk do ta besoni se cili gazetar i është bashkuar Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit

Politika

Nuk do ta besoni se cili gazetar i është bashkuar Ilir Dedës dhe Mimoza Kusarit

Më: 7 prill 2017 Në ora: 20:52
Mimoza Kusari dhe Ilir Deda

Iniciativa Qytetare – Alternativa, si parti e ardhshme politike, që nga e shtuna do të shtrihet edhe në qytetin e Prizrenit. Informacioni është konfirmuar në një takim me gazetarë, në të cilin përgatitjet për themelimin e këtij subjekti politik i paraqiti gazetari Fahri Musliu.

“Me vendimit të këshillit inicues, takimi themelues i Iniciativës në Prizren do të mbahet të shtunën në orën 14 në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit. Duke e ditur se në çfarë gjendje është Kosova, Alternativa do të jetë subjekti i ri politik në nën qiellin kosovar që ofron dritë në fund të tunelit.” tha Musliu.

Ai njoftoi se në këtë kuvend themelues, do të marrin pjesë Mimoza Kusari Lila, Ilir Deda dhe përfaqësuesit e degëve të Pejës, Gjakovës, Mitrovicës etj.

Image

“Iniciativa do ta fillon rrugëtimin edhe në Prizren në bashkëpunim, në koordinim dhe në mirëkuptim të qytetarëve, të atyre që dëshirojnë diçka të re. Jo fjalë dhe premtime boshe por përmbushje dhe realizim të premtimeve me veprime konkrete. Këtë e garantojnë dy personalitetet që janë në krye të Alternativës. Në anën tjetër Alternativa është simbiozë e gjakut të ri dhe pjekurisë së njerëzve. Do të bashkohen  në Alternativë gjaku i ri dhe urtësi e njerëzve të moshuar, u shpreh Musliu.

Sipas anëtarëve të Këshillit Nismëtar, Alternativa do të jetë subjekt politik multietnik, ndërsa do të bëhet gati për zgjedhjet lokale dhe nacionale..

Kuvendi i themelimit të Degës së Alternativës do të mbahet në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

“Mesazhi mund të merret si besëlidhje e re për realizimin e vizionit të alternativës për stopimin e dukurive të kqëija në Kosovë dhe për një kthesë radikale në të mirë të Kosovës” tha në fund të paraqitjes së parë publike Fahri Musliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat