Terrori dhe gjenocidi serb në Kosovë, i janë faktuar OKB-së

Politika

Terrori dhe gjenocidi serb në Kosovë, i janë faktuar OKB-së

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 prill 2017 Në ora: 18:05
Kriminelët serbë gjatë masakrave në Kosovë

“Fjala është për vrasje dhe zhdukjet e mbi 13 mijë shqiptarëve brenda një kohe disa muajshe.  Po ashtu vrasjen e 1500 fëmijëve nën moshën 14 vjet, përdhunime seksuale të 20 mijë femrave shqiptare. Shkatërrimin e mbi 120 mijë objektëve dhe dëbimi me masa gjenodiciale të  70 për qind të popullit. Dhe tani mbi këto fakte paraqitet padia dhe fare nuk mund ti ndalojë shteti serb. Për këtë bashkëpunim dhe bashkërendim të punës midis Tiranës dhe Prishtinës, sepse pa këtë nuk ecet në rrugën e tillë”, është shprehur profesor  Muhamet Kelmendi.

Pavarësisht deklaratave të autoriteteve serbe, të cilat e kanë cilësuar si të pamundur padinë e Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid, njohës të çështjeve juridike dhe politike në vend, thonë se ka disa mundësi të cilat Kosova mund t`i shfrytëzojë për ta paditur Serbinë për gjenocid. 

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili ka thënë, se po i shqyrtojnë mundësitë që Kosova të ushtroj padi ndaj Serbisë për gjenocid.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e autoriteteve serbe.  Ndërsa, njohës të çështjeve kushtetuese, e politike kanë vlerësuar se pa legjitimacion nuk ka reparacion, megjithatë sipas tyre, Kosova ka të drejtë të kërkojë drejtësi.

Sipas tyre, Kosova ka mundësi të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që ja njohin ligjet ndërkombëtare dhe të ngrij padinë ndaj Serbisë për krimet dhe gjenocidin e bërë. Ata kanë vlerësuar se koha që Kosova, më në fund duhet ti përdorë të gjitha mekanizmat e mundshëm dhe ta padisë Serbinë për krimet njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën  në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat