Kush po e ndalon inkuadrimin e Diasporës në politikën e Kosovës?

Politika

Kush po e ndalon inkuadrimin e Diasporës në politikën e Kosovës?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 10 prill 2017 Në ora: 13:45
Kuvendi i Kosovës

Dështimi i politikës në vend, ngecja e zhvillimit në të gjitha fushat e jetës, mos përfshirja, mos respektimi, dhe mos angazhimi i drejtpërdrejtë i potencialit me njerëzit e diasporës, kanë bërë që diaspora të mos inkuadrohet në politikë.

Inkuadrimi i diasporës në politikën e Kosovës, është dashur të bëhet menjëherë pas luftës në Kosovë, meqë ata kanë ditur që të kontribuojnë në aspektin politik edhe para luftës.

Diaspora do të shërbente si urë lidhëse, promotorë dhe promovuese për të interesuarit e jashtëm, ku mërgimtarët do ta kishin edhe më të lehtë që t’i hasin të tillët, nëpër vendet ku jetojnë dhe veprojnë.

Kështu ka deklaruar Hamdi Muhameti, përfaqësues nga Forca e Diasporës për Atdheun (FDA) ka thënë për “ Bota Sot”, se tani partitë politike veç e veç po synojnë që në Kuvend të rezervojnë vende deputetësh edhe për diasporën.

Sipas tij, kaluan 18 vite që përfundojë lufta në Kosovë, dhe 9 vite që u "pavarësua" Kosova, e politikanëve vetëm tani po ju " kujtohet" e po dëshirojnë ta "respektojnë " diasporën.

“Sa është ide gjeniale, më shumë është qesharake. Mos të harrojnë asnjëherë partitë politike se shtylla kryesore e kombit ka qenë dhe është diaspora. E tanimë është potenciali intelektual më i madh dhe asnjëherë i respektuar. Të mos luajnë të mos bëjnë lojëra politike se kësaj herë nuk digjet diaspora por do të digjen vet këta mashtrues, matrapaza e zuzarë. A po e mësyjnë partitë politike diasporën, dhe a po e shohin ata votën në diasporë si një potencial rezervë të pa shfrytëzuar akoma, për ta përvetësuar secila për vete dhe për ta mashtruar për interes të votës, derisa në vend qytetarët janë zhgënjyer skajshmërisht nga mashtrimet me këtë klasë politike”, është shprehur Muhameti.

Ai ka thënë se "këta që asnjëherë nuk e respektuan popullin as vendin janë në dijeni të potencialit të diasporës, nuk ju interson as që do të dëgjohet e respektohet ai potencial".

“Por diasporën në këtë moment e shohin si shpëtim për të mbuluar dështimin e politikës në të gjitha fushat. Andaj me këtë eksperiencë të mashtrimit po mundohen dhe kinse me këtë lëvizje do të dëshmojnë ndryshe. Po e përsëris të jenë të kujdesshëm subjektet politike në Kosovë, gati i hargjuan të gjitha plumbat të mos e keqpërdorin këte pasuri, këtë potencial. A mund të realizohet një synim i tillë diletant i partive politike që po propozojnë vende të rezervuara në parlament për deputet të diasporës apo do jetë ky vetëm një mashtrim i radhës e afatshkurtër për vjeljen e fondeve për fushata zgjedhore të të gjitha partive, meqë vota me lista të hapura zgjedhore nuk ka logjikë rezervimi me automatizëm të emërimit, përfaqësimit në Kuvend”, është shprehur Muhameti.

Ai ka thënë se përderisa Diaspora përfshihet në subjektet politike aktuale, sidomos të pozitës, por edhe të opozitës, nuk do të ndryshojë asgjë në të mirën e popullit e as Kosovës.

“Diaspora duhet të kyqet në politikbërje e vendimmarrje në atdhe e pavarur dhe e drejtëpërdrejtë, ajo është mundësia dhe mënyra e vetme për ndryshime në të mirën e vendit dhe vendosje në binar të duhur e të sigurt të ardhmërisë së Kosovës e kombit në tërësi”, ka thënë Muhameti për "Bota sot".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat