Gjunjëzohet Vuçiçi!

Politika

Gjunjëzohet Vuçiçi!

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 10 prill 2017 Në ora: 17:24
Aleksandër Vuçiç

Në fillim të muajit mars, Kuvendi i Kosovës  miratuar një rezolutë me të cilën kërkohej pezullimi i dialogut me Serbinë, deri në lirimin e Ramush Haradinajt, i cili që nga muaji janar 2017, po mbahet nën masën e lirimit me kusht, në Colmar të Francës. 

Rezoluta u propozua nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe gjeti mbështetjen  nga të gjitha grupet parlamentare, në pushtet dhe opozitë.  

“Të pezullohet procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, deri në lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Qeveria e Republikës së Kosovës të kërkojë nga BE-ja, që ta detyrojë Serbinë për t’i anuluar të gjitha aktakuzat dhe fletë-arreste të lëshuara nga Serbia, përmes Interpolit për shtetasit e Republikës së Kosovës”, thuhet në tekstin e Rezolutës.

E njëjta Rezolutë gjeti përkrahje edhe nga Qeveria e Kosovës dhe ashtu siç ka konfirmuar Ministrja për Dialog Edita Tahiri, bisedimet janë pezulluar deri në reagimin e Serbisë.

Por, në vend që të pritej një reagim me veprime konkrete, nga Serbia, vijnë kërkesa në formë lutjeje, për rifillimin e bisedimeve. Aleksandër Vuçiç, i cili së fundmi ka fituar zgjedhjet presidenciale,  iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës që të vazhdojnë dialogun në Bruksel.

Ai ka komentuar ‘kërcënimet’ nga ana e shqiptarëve, duke thënë, se për shkak të kësaj duhet të vazhdojë dialogu në Bruksel. Sipas të njëjtit,  është e rëndësishme të largohen tensionet dhe të mos ketë provokime të reja, fjalë të tilla se do dëbohen njerëzit nga shtëpitë e tyre.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat