Serwer: Ushtria e Kosovës bëhet edhe pa ndryshime kushtetuese, ja si

Politika

Serwer: Ushtria e Kosovës bëhet edhe pa ndryshime kushtetuese, ja si

Më: 12 prill 2017 Në ora: 21:00
Njohësi i çështjeve të Ballkanit Daniel Serwer

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Daniel Serwer, ka thënë se Kosova është vonuar në themelin e Ushtrisë. Ai thotë se KFOR një ditë do të lë Kosovës, dhe sipas tij vendit tonë i duhet një ushtri. Serwer, ka treguar se NATO do ta mbështes Ushtrinë e Kosovës, nëse ajo bëhet në koordinim me serbët.

“Mendoj se ushtria është vonë për disa vite. Nuk e di pse ka ndodhur. Duhet të jetë përherë e më e qartë se KFOR nuk do të qëndrojë gjithmonë, KFOR do të largohet nga Kosova një ditë”, ka thënë Serwer. 

Njohësi i çështjeve të Ballkanit ka bërë me dije gjatë një interviste në rtk , se Serbia mund të jetë kërcënim për veriun apo disa enklava në Kosovë.

“Duhet të keni kapacitet për mbrojtje të përkihshme të sovranitetit. Serbia mund të jetë kërcënim për veriun apo disa enklava. Nëse e bëni ushtrinë me serbët, do të keni mbështetjen e NATO’s. Mendoj se mbështetja e serbëve për ushtrinë në njëfarë forme është e rëndësishme. Nuk besoj se kjo doemos nënkupton ndryshime kushtetuese. Legjislacioni mund të jetë i mjaftueshëm nëse bëhet në mënyrën e duhur’, ka thënë Serwer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat