Analistët serbë: Dialogu Prishtinë-Beograd vazhdon në muajin maj

Politika

Analistët serbë: Dialogu Prishtinë-Beograd vazhdon në muajin maj

Më: 17 prill 2017 Në ora: 16:49
Pamje nga bisedimet ne Bruksel

Në Serbi janë të vendosur se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë shumë shpejtë.

Kryetari i forumit për marrëdhënie etnike në Serbi, Dusan Janjiq ka deklaruar se raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me shumë gjasë do të vazhdojë në fillim të muajit maj.

Sipas ekspertëve tjerë në Serbi, datat më të mundshme janë ose fundi i prillit ose fillimi i majit, pasi me 27 prill edhe do të jepet vendimi final i Gjykatës së Colmarit për rastin Haradinaj, për çka edhe është ndërprerë ky dialog.

“Prishtina zyrtare nuk do të vazhdojë dialogun pa e marrë vendimin për Hradinajn, gjë që është shumë e pafavorshme për Serbinë sidomos para publikimit të qëndrimeve të BE-së në lidhje me kapitullin 35 për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pra progresi në rrugën evropiane i Serbisë varet në masë të madhe nga çështja e Kosovës”, ka thënë një burim për mediat serbe.

Janjiq ka theksuar se Serbia është në një pozitë shumë më të keqe sa i përket raporti me Kosovën, pasi ajo është direkt vend anëtar për të hyrë në Bashkimin Evropian.

“Problemi është se Beogradi nuk ka një plan veprimi për kapitullin 35. Prandaj Brusekli është i mendimit që në maj të komunikohen këto qëndrime, kurse Kosova po e shfrytëzon rastin Hradinaj që të mos e vazhdojë dialogun. Serbia duhet të ri-shqyrtojë justifikimet ligjore për urdhrat dhe akuzat që lidhen me njerëzit në Kosovë dhe Bosnjë, sepse nëse Haradinaj nuk ekstradohet në Serbi do të ishte shuplakë e madhe për gjithë shtetin serb”, ka thënë ai.

Kuvendi i Kosovës javë më parë ka vendosur që dialogu Prishtinë-Beograd të ndërprehet deri në vendimin final të Gjykatës së Colamrit për çështjen Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat