Thaçi: Do të forcohet sundimi i ligjit në Kosovë

Politika

Thaçi: Do të forcohet sundimi i ligjit në Kosovë

Nga: H.O. Më: 18 prill 2017 Në ora: 17:52
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në facebook ka thënë se do të forcohet sundimi i ligjit në Kosovë. Sipas tij, kjo do të bëhet me aprovimin e projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

“Aprovimi i Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale nga Kuvendi, do të forcojë edhe më tutje sundimin e ligjit në Kosovë. Me këtë Projekligj, Kosova po përmbush standardet dhe vlerat europiane, duke ndihmuar përshpejtimin e rrugës sonë të pakthyeshme në BE”, shkruan Presidenti Thaçi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat