Buja: Jo çdo shqiptar iu gëzua lirimit të Haradinajt

Politika

Buja: Jo çdo shqiptar iu gëzua lirimit të Haradinajt

Më: 27 prill 2017 Në ora: 20:26
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka thënë që jo çdo shqiptarë i është gëzuar lirimit të Haradinajt nga gjykata e Colmarit në Francë.

Buja është shprehur se ka disa njerëz dhe portale të ndryshme që e kanë njollosur me shkrime luftën e UÇK-së dhe e kanë pritur ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

“Haradinaj duhet të pritet me ceremoni shtetërore, në mënyrë shtetërore duhet t’i bëhet edhe mbrojtja që nuk po e shohim sa duhet. Dhe nuk është gëzuar çdo qytetarë i Kosovës, pasi në Kosovë ka plotë njerëz, portale e të tilla gjëra, që e shajnë UÇK-në dhe ka të tillë që me padurim e kanë pritur ekstradimin e tij”, ka thënë Buja.

“Pritja e Haradinajt duhet të jetë madhështore, pasi është edhe një goditje që po i jepet Serbisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat