AAK do të intensifikojë takimet për zgjerim të koalicionit pas kthimit të Haradinajt

Politika

AAK do të intensifikojë takimet për zgjerim të koalicionit pas kthimit të Haradinajt

Më: 29 prill 2017 Në ora: 20:29
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës planifikon që të rritë angazhimin për zgjerim të koalicionit parazgjedhor edhe më partitë tjera, pas kthimit të kreut të saj Ramush Haradinaj dhe paralajmërimit për zgjedhje të jashtëzakonshme.

AAK e cila ka një marrëveshje për koalicion parazgjedhor me Nismën për Kosovën, synon që të zgjerojë këtë koalicion edhe më parti të tjera dhe individë të ndryshëm.

Ndonëse deri më tani nuk ka ndonjë rezultat konkret për zgjerim të koalicionit parazgjedhor, ndonëse janë bërë më shumë se një viti nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje,  Muharrem Nitaj anëtarë i kryesisë dhe zëdhënës i AAK-së, ka thënë se ata janë në takime të vazhdueshme me parti e individë.  Ai ka thënë se pas kthimit të Haradinajt do të ketë shtim të takimeve për zgjerim të bllokut opozitar.

“Jemi në kontakte të vazhdueshme edhe më njerëz edhe më grupime më të vogla politike , por nuk kemi ndonjë rezultat që mundemi me specifiku jemi në takimi të vazhdueshme për zgjerimin eventual të këtij blloku. Besoj që po sepse kemi një moment të ri pasi kemi qenë edhe të hendikepun pasi  nuk e kemi pasur kryetarin dhe mas kthimit të tij besoj që do të intensifikohen këto takime, dhe me u pa se cilat janë gjasat me u zgjeruar”, ka thënë Nitaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë nënshkruar marrëvshje për koalicion parazgjedhor më 18 prill të vitit 2016.

Zyrtarët e këtyre partive ishin shprehur se bashkimi i tyre ndodh për shkak të, siç thuhet, nevojës për një mundësi reale qeverisëse, që garanton qeverisje demokratike, sundim të ligjit, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe ardhmëri euro-atlantike për Kosovën.

Pas kësaj marrëveshje zyrtarë të dy partive ishin shprehur se lënë dyert e hapura për të gjitha forcat politike, shoqërinë civile, intelektualë dhe qytetarë që nuk pajtohen me gjendjen e aktuale në të cilën është vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat