Eksperti ballkanik flet për median austriake: Shqiptarët e Maqedonisë kanë sinjale të qarta nga SHBA; ja pse shtohet retorika nacionaliste në Kosovë dhe Shqipëri

Politika

Eksperti ballkanik flet për median austriake: Shqiptarët e Maqedonisë kanë sinjale të qarta nga SHBA; ja pse shtohet retorika nacionaliste në Kosovë dhe Shqipëri

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 3 maj 2017 Në ora: 14:19
Një turmë sulmuan parlamentin në Shkup, duke plagosur më shumë se njëqind persona, disa prej tyre rëndë

Eksperti ballkanik Dushan Reljic i cili udhëheq edhe organizatën Thinktank SWP në Gjermani, ka kryer një intervistë për median e njohur austriake “Der Standard” rreth ndodhive të fundit në Maqedoni.

“Nuk bëhet fjalë për protestues spontane ose marsh të shoqërisë civile, por për grupe të afërta me Gruevskin të cilët urdhrat i kanë marrë nga partia OBRM. Ata ishin pjesë e partisë qeveritare politikisht, organizativisht dhe personalisht,” thekson fillimisht Reljic.

Image

Në lidhje me ngritjen e retorikave nacionaliste në Kosovë dhe Shqipëri, për gjëja Bashkimin Kombëtar të shqiptarëve ai shton:

“Janë disa deklarata që në kushte normale nuk fliten. Sipas anketave 60 deri 65 përqind e shqiptarëve në Maqedoni, 90 përqind në Kosovë dhe 50 përqind e Shqipërisë janë për Shqipërinë e madhe. Nëse do pyesnin edhe njëherë nëse politikanët duhet të përpiqen për këtë Shqipëri të madhe, atëherë rezultatet do dalin tre ose katër përqind "për". Politikanët shqiptarë e shfrytëzojnë këtë kartë çdoherë përpara zgjedhjeve ose nëse kërkojnë diçka nga BE. Por natyrisht këto deklarata ndonjëherë mund të dalin nga kontrolli,” përcjell botasot.info fjalët e ekspertit.

Në pyetjen e fundit nëse Maqedonia rrezikohet nga një konflikt civil, ai përgjigjet:

“Jo. Nuk e shoh aspak këtë rrezik. Për një luftë civile ke nevojë për armë, ndërsa Maqedonia gjithë arsenalin e ka nën kontroll të qeverisë. E dyta ka nevojë për vullnet politik, ku unë nuk e shoh te shqiptarët, edhe pse ka ndodhur një gjë e tillë në 2001 dhe disi në 2015. Shqiptarët kanë sinjale të qarta nga SHBA, që të qëndrojnë të qetë. Për ata është më dobiprurëse nëse janë partner i fuqishëm të një qeverie në Maqedoni. Dhe gjithashtu jashtë nuk mund të gjesh asnjë që mbështet një Luftë Civile,” e përmbyll ai./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat