AAK i kundërpërgjigjet LDK-së, ia përmend pazaret me SHIK-un e PDK-në

Politika

AAK i kundërpërgjigjet LDK-së, ia përmend pazaret me SHIK-un e PDK-në

Nga: D.XH Më: 11 maj 2017 Në ora: 15:29
Bajram Gecaj e Avni Arifi

Vjen reagimi i anëtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifit, pas asaj që publikojë këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj i cili i tregoi alternativat që kishte LDK-ja, pas zgjedhjeve të vitit 2014, duke dhënë përgjigje, sipas tij për të gjithë ata që po ju thonë “A ju kemi thënë”.

Ky i fundit përmes një postimi në facebook ka treguar arsyet e prishjes së LVAN dhe koalicionin me PDK-në.

E njëra ndër to ishte edhe se si LDK provuan me gjithë forcën dhe energjinë e tyre koalicionin LAN (LVAN) për më shumë se gjashtë muaj, por më së paku për fajin e tyre kjo iniciativë dështoi.

“Qëllimi ishte ndryshimi dhe largimi i krimit e korrupsionit të instaluar thellë në institucionet shtetërore. Ishte Gjykata Kushtetuese dhe kokëfortësia e AAK-së që e prishën “lojën”, jo LDK-ja! Po të mbeteshin në atë konstelacion do të shndërroheshin veç në sejmenë të AAK-së”.

 I menjëhershëm ishte reagimi i Arifit përmes gazetës “Bota sot,  i cili thotë se është për keqardhje përveç që është e pavërtetë. LDK e Isa, VLAN-in e lan për shkak se i kapi lakmia e pushtetit. Kur ne bënim përpjekje për jetësimin e VLAN ata natën bënin pazare nëpër qymeze të Prishtinës me zyrtarë te SHIK-ut dhe PDK-së.

Arifi kishte edhe një porosi për Bajram Gecajn.

“Bajram hytë në aventurë me PDK-në  për të na poshtëruar ne. Poshtëruat vetveten dhe për këtë ju përgëzoj. Nga kjo situatë e fëlliqtë dilni vet e mos u përpjekin të ndyni të tjerët. Askush nuk ju beson më”./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat