Ramush Haradinaj nga Gjilani: Të punojmë pa hile për Kosovën

Politika

Ramush Haradinaj nga Gjilani: Të punojmë pa hile për Kosovën

Më: 13 maj 2017 Në ora: 18:27
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka realizuar një takim me përkrahësit e Aleancës në qytetin e Gjilanit.

Ai atje ka dhënë porosinë se është koha që të punohet si për Gjilanin ashtu edhe për Kosovën, pa hile.

“Të punojmë pa hile për Gjilanin, për Kosovën”, ka thënë Haradinaj para shumë simpatizantëve të AAK-së.

Në këtë takim së bashku me Haradinajn, ishte edhe anëtari më i ri i AAK-së Halil Matoshi.

Partia e Haradinajt në zgjedhjet e 11 qershorit do të hyjë në koalicion me Nismën për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat